Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri nëpër Tiranë, 23-vjeçari bie në sy, ia fut vrapit sa sheh efektivin

Armand Duraj ka zgjedhur që të largohej me vrap, duke hedhur në tokë armën e zjarrit. Por edhe pse tentoi, nuk u largua dot dhe përfundoi në prangat e Policisë së Shtetit.

k.m.
Qarkullonte me armë zjarri nëpër Tiranë, 23-vjeçari
Pamje nga aksioni

TIRANË- 43-vjeçari, Armand Duraj ka nisur vrapin sapo ka parë se pranë tij po i afrohej një efektiv i Policisë së Shtetit. Duke qenë se po qarkullonte me armë zjarri, Duraj ka zgjedhur që të largohej me vrap, duke hedhur në tokë armën e zjarrit. Por edhe pse tentoi, nuk u largua dot dhe përfundoi në prangat e Policisë së Shtetit. Po ashtu, në pranga ka përfunduar edhe Elvis Çela, pasi nuk ka kallëzuar krimin.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u finalizua operacioni policor i koduar "Glock". Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Sekuestrohen një armë zjarri më krehër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi. Vihet në pranga dhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të zbatimit të masave të caktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Glock". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve A. D., 43 vjeç, dhe E. C., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën "Prokop Mima", shtetasin A. D., i cili sapo ka vënë re punonjësit e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap dhe ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, ndërsa shtetasi E. C., nuk ka kallëzuar krimin.

Arma e zjarrit së bashku me krëhërin e municionin luftarak u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB