Aktualitet

RAPORTI-Përgjaken rrugët, 52 persona humbën jetën në tremujorin e parë 2025

Vetëm gjatë muajit mars 2025 janë shënuar 88 aksidente rrugor me një total prej 128 personash të aksidentuar, përfshirë të plagosur dhe të vrarë. 

F.I
RAPORTI-Përgjaken rrugët, 52 persona humbën jetën në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Aksidentet vijojnë të ngelen në shifra të larta. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 janë regjistruar 52 viktima nga aksidentet rrugore në Shqipëri, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga INSTAT. 

Në total gjatë periudhës janar-mars 2025 janë regjistruar 301 aksidente rrugore, një rënie prej 20.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u shënuan 377 aksidente. Vetëm gjatë muajit mars 2025 janë shënuar 88 aksidente rrugor me një total prej 128 personash të aksidentuar, përfshirë të plagosur dhe të vrarë. 

RAPORTI-Përgjaken rrugët, 52 persona humbën jetën në
GRAFIKU

Gjatë periudhës Janar - Mars 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 20,2 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB