
TIRANË- Mungesa e Prokurorit të Përgjitshëm Olsian Çela në Komisionin e Ligjeve ka shkaktuar debate. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar të dijë se përse Çela nuk është paraqitur për buxhetin e vitit 2025. Përgjigjia që ka marrë ka qenë se Prokurori i Përgjithshëm ka pasur një axhendë të ngjeshur.
Pjesë nga replikat:
Gazment Bardhi: Kam një pyetje zonja kryetare, e kemi informacion pse nuk vjen personalisht Prokurori i Përgjithshëm, për çfarë nuk vjen? Ka ndonjë arsye specifike. Pse nuk është prezent si drejtues në komision? Për kreun e SPAK e dimë që është në një aktivitet jashtë vendit, por Prokurori i Përgjithshëm ka shumë punë ka që në mënyrë të vazhdueshme që injoron Kuvendin e Shqipërisë, kur është i emëruar nga Kuvendi?
Klotilda Bushka: Ka paraqitur kërkesë për shkak të angazhimeve. Ka kërkuar zëvendësim. Ne e kemi këtë praktikë.
Gazment Bardhi: nuk besoj se ju keni marrë dhe rolin e Prokurorit të Përgjithshëm, dua të di pse nuk është prezent vetë, kaq punë ka ky?
Klotilda Bushka: Zoti Jano, ju lutem vazhdojmë….
Zv.Prokurori i Përgjithshëm, Thoma Jano: Ka pasur një axhendë të ngjeshur, me belgët, hollandezët…
Gazment Bardhi: Jashtë?
Zv.Prokurori i Përgjithshëm, Thoma Jano: Jo, takimet janë bërë në Shqipëri…
Klotilda Bushka: Zoti Jano vijojmë me prezantimin e buxhetit…