
pamje nga ngjarja
SHKODËR-Moti i keq me reshje të dendura shiu e dëbore që pushtoi vendin një ditë më parë ka shkaktuar problematika në disa zona. Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh.
Rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh. Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj. Bashkia Shkodër po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor.
Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese./ZËRI
Poll