Aktualitet

Reshje dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore

F.I
Reshje dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dita sot do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit. Në veri –verilindje të vendit nuk do të mungojnë reshjet e dëborës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 18°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB