Aktualitet

Reshje shiu, shtrëngata dhe erë e fortë. Si do të jetë moti sot

Sipas MeteoAlb më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore të Shqipërisë.

Zeri
Reshje shiu, shtrëngata dhe erë e fortë. Si do të jetë
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria do vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe këtë të shtunë ku parashikohen rrebeshe shiu, shtrëngata dhe stuhi ere. Sipas MeteoAlb më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore të Shqipërisë.

Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vend. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur 5°C minimalja deri në 20°C maksimalja në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./Zëri.ai

 

Poll

MOS HUMB