Aktualitet

Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në vend, kërkohet ndërhyrje nga ajri në pyjet e Qafë Shtamës

Flakët po favorizohen nga era dhe është kërkuar ndërhyrje nga ajri.

f.t
Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në vend, kërkohet
PAMJE NGA NGJARJA

MAT-Vatrat e zjarrit në vend vijojnë të jenë aktive, ku flakë janë konstatuar pak minuta më parë edhe në pyjet e Qafë Shtamës, në afërsi të fshatit Selixë, njësia administrative Komsi, Mat. Efektivë të zjarrfikësve Burrel, punonjës të bashkisë Mat, pyjeve, emergjencave civile, banorë të zonës po udhëtojnë drejt vendit të ngjarjes, por mjetet motorike e kanë të pamundur të ndërhyjnë.

Flakët po favorizohen nga era dhe është kërkuar ndërhyrje nga ajri, përndryshe zjarri do të përfshijë pyjet e lartë dhe dëmi do të jetë i madh. Dyshohet se zjarret janë të qëllimshëm dhe mund të jenë shkaktuar nga barinjtë e zonës. Policia lokale ka nisur hetimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB