Aktualitet

Rikthehen monopatinat? Ministria Koçiu sqaron qytetarët: E pavërtetë! Udhëzimi mbetet në fuqi, aksidentet kanë rënë

Përmes një reagimi publik, Koçiu sqaron se udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi dhe nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të këtyre mjeteve.

zh.ll
Rikthehen monopatinat? Ministria Koçiu sqaron qytetarët: E
foto ilustrim: ministria albana kociu-monopatinat

TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar ndaj raportimeve se janë rikthuer monopatinat në rrugët e vendit, duke i cilësuar si të pavërteta. Përmes një reagimi publik, Koçiu sqaron se udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi dhe nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të këtyre mjeteve.

Koçiu thekson se Policia e Shtetit vijon angazhimin e përditshëm në terren për garantimin e zbatimit të plotë të këtij udhëzimi, ndërsa të dhënat konfirmojnë një ulje të ndjeshme të aksidenteve që lidhen me përdorimin e monopatinave. Ministrja shpreh mirënjohje për qytetarët, teksa shton se këto masa janë marrë pikërisht për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së tyre. 

Reagimi i plotë i ministres Albana Koçiu:

E PAVËRTETË!

Udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi. Nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të përkohshëm. Policia e Shtetit vijon angazhimin e përditshëm në terren për garantimin e zbatimit të plotë të këtij udhëzimi, në përputhje me njoftimet zyrtare të bëra më herët.

Shpreh mirënjohje për qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në respektimin e kësaj mase, e cila synon mbrojtjen e sigurisë dhe jetës, në veçanti të të rinjve.

Të dhënat e Policisë së Shtetit dhe të shërbimeve të traumës konfirmojnë një rënie të ndjeshme të numrit të aksidenteve gjatë periudhës së zbatimit të saj.

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, po vijon vlerësimin e situatës për të përcaktuar vendimmarrjen më të drejtë, duke vendosur në qendër të çdo hapi sigurinë dhe jetën e çdo qytetari.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB