Aktualitet

Rrëmbyen dhe kërcënuan të miturin me armë, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë në Itali

Të arrestuarit, rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë në trafikun e drogës.

I.F
Rrëmbyen dhe kërcënuan të miturin me armë, arrestohen 2
Pamje nga operacioni i policisë

ITALI- Dy shqiptarë 34 dhe 22 vjeç janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen se kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 17-vjeçar. Sipas autoriteteve vendase, ngjarja ka ndodhur më 1 prill të 2024, ku dy shqiptarët dhunuan të miturin. Të arrestuarit, rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë në trafikun e drogës.

Ata ishin prej një viti nën hetim, pasi u denoncuan nga 17-vjeçari, i cili tha se ata e goditën me shkop bejsbolli dhe e kërcënuan me armë zjarri. Sipas të miturit, ata donin që ai të rrëfente se ishte personi që i kishte dëmtuar makinën dhe kishte vjedhur kokainën që ndodhej brenda automjetit.

Në momentin e arrestimit, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve u gjetën 250 gramë kokainë dhe 5000 euro para të gatshme. Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, ndodhen në paraburgim në San Vittore në Milano./ZËRI

Poll

MOS HUMB