Aktualitet

Rrëshqitje dherash dhe çarje në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Rrëshqitja e dherave e cila ka ardhur si pasojë e gërryerjes në anën e lumit Shkumbin, ka vijuar edhe sot.

F.I
Rrëshqitje dherash dhe çarje në aksin rrugor
PAMJE NGA AKSI RRUGOR

LIBRAZHD- Aksi rrugor Librazhd-Prrënjas ka pësuar çarje masive dhe cedim të asfaltit pranë zonës së njohur si “Arrat e Gurrës”. Rrëshqitja e dherave e cila ka ardhur si pasojë e gërryerjes në anën e lumit Shkumbin, ka vijuar edhe sot. Pas përkeqësimit të situatës, Autotiteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ndalimin e qarkullimit të mjeteve me tonazh të rëndë dhe të autobusëve në këtë aks.

Njoftimi i ARRSH:

Në vijim të njoftimit të mëparshëm për aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, ju informojmë se situata në vendin e rrëshqitjes është agravuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se:

Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe operatorëve të transportit të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative, deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB