Aktualitet

Strehoi Altin Hajrin dhe korrupsion në zgjedhje, lirohet nga qelia ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja

Çyrbja u dënua nga GJKKO me 3 vite burgim, ndërsa pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite burg.

F.I
Strehoi Altin Hajrin dhe korrupsion në zgjedhje, lirohet nga qelia
Jurgis Çyrbja

TIRANË-Gjykata e Posaçmeka liruar nga qelia ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm, pasi gjykata pranoi kërkesën e Jurgys Çyrbjas, për shuarjen e masës së sigurisë. Kërkesa e ish-deputetit u shqyrtua ditën e djeshme (20 shkurt), por Çyrbja kishte edhe disa orë për të kryer nga dënimi. 

Çyrbja u dënua nga GJKKO me 3 vite burgim, ndërsa pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite burg. Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit 2024. Bashkë me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha. SPAK përfundoi hetimet më 15 korrik 2025 dhe dërgoi për gjykim Jurgis Çyrbjan, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin.

Ish-deputeti sipas hetimit ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë. Hajri rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas hetimit, ka rezultuar e provuar se Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale përmes komunikimeve në “Sky ECC” dhe “Matrix”.

Janë faktuar 8 episode gjatë periudhës 1 Maj 2020 deri më 8 Mars 2021. Të akuzuarit janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, deklaronte SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB