Aktualitet

Rrezikon 10 vite burg! Kush është Brunilda Buli, bashkëpunëtorja e Berberit që i 'shpëtoi' SPAK

5 muaj më vonë, në 31 janar 2019, Evis Berberi ia shet kompaninë Brunilda Bulit, jo pak por me vlerën e 500 mijë eurove. Do mendoni se pasi e bleu kompaninë, e zhvilloi dhe iu fut botës së biznesit? Jo!

k.m.
Rrezikon 10 vite burg! Kush është Brunilda Buli,
Brunilda Buli

TIRANË- Pas arrestimit të kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar disa urdhërarreste edhe për dy biznesmenë, apo të njohur ndryshe edhe si ish-ortakë të Berberit. Bëhet fjalë për biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lame. Sipas Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Siç bëhet me dije, Ervis Lame rezulton të jetë administrator në kompaninë DAAM, e cila merret me supervizimin e punimeve dhe është aktualisht në pronësi 100% të biznesmenit Valter Begaj. Por në njoftimin e SPAK, përmendet dhe një tjetër inicial. Kush është "B.B."?

"Shtetasi V. B. në cilësinë e ortakut të shoqërisë “N….. Group”, sh.p.k, për shkak të fitimit të procedurave të prokurimit publik të zhvilluar nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, me titullar të autoritetit kontraktor shtetasin E. B., ka transferuar vlera monetare në drejtim të shoqërisë “D……” sh.p.k, në zotërim indirekt të shtetasit E. B., por që është menaxhuar nga shtetasit B. B., E. L. dhe V. B., me qëllim dhënien e përfitimit të parregullt shtetasit E. B. Në lidhje me veprimet e kundraligjshme të tyre shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal. Investimi në veprimtarinë ekomike të këtyre vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “D…..”sh.p.k, janë bërë gjatë kohës që kanë qenë ortak të shoqërisë shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., që përbëjnë edhe produkte të veprës penale. Në këto rrethana, shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., në bashkëpunim me shtetasin E. B., dyshohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, gërma “d” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal,"-shkruhet në njoftimin e bërë nga SPAK. Por ndryshe nga masa e sigurisë që është marrë për të tre personat e tjerë, për "B.B.," nuk ka asnjë njoftim. As kush është, as pse nuk është prangosur, asnjë detaj. Edhe pse vetë në njoftimin e bërë për mediat sqarojnë se ajo akuzohet se ka kryer veprën penale të pastrimit të parave, që sipas pikës D të nenit 287, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Por ky personazh nuk është shumë i vështirë për t'u gjetur se kush është, madje sqarohet qartë në lojën e shit-blerjeve të kompanive. Kompania që ka përfituar 2.3 mln euro tendera ka qenë në pronësi të Evis Berberit. Por, dyshimet e SPAK, janë ato se Berberi ka kryer thjesht një shitje fiktive të saj, pasi do të emërohej drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë dhe koordinator i projektit për punimet që u zhvilluan në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit. E gjitha kjo para se të bëhej drejtor i ARRSH-së. Kompaninë ia ble Valter Begaj dhe më pas, më 7 shtator 2018, Berberi e blen sërish kompaninë ‘B- VAAL ENG-10’, me nipt L72205042F, për vetëm 100 mijë lekë. Një muaj më pas, Evis Berberi ia ndryshon emrin dhe e "pagëzon" me emrin e ri, "DAAM". 

Por mesa duket, kompaninë që e bleu vetë, tani e shet sërish dhe kësaj here jo tek Begaj. 5 muaj më vonë, në 31 janar 2019, Evis Berberi ia shet kompaninë Brunilda Bulit, jo pak por me vlerën e 500 mijë eurove. Do mendoni se pasi e bleu kompaninë, e zhvilloi dhe iu fut botës së biznesit? Jo! Në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit, Valter Begaj, pronarit aktual të kompanisë, por me rritje, për 2 milionë euro.

Meqë ishin në valën e shitjes, më 21 shkurt 2022, Valter Begajt ia shet kompaninë Ervis Lamit, për të njëjtin çmim 2 milionë euro. Loja nuk mbaron këtu, pasi një muaj më vonë, Ervis Lami ia shet sërish kompaninë valter Begajt. Të gjithë personazhet e mësipërm janë të arrestuar nga SPAK, përveç Brunilda Bulit. Por pse? Kush është personazhi i misterioz, i cili kaloi pa u ndjerë? Çfarë e lidh me Berberin, Begajn apo dhe Lamen? Përgjigjet për këto pyetje, mund t'i japë vetëm SPAK./ZËRI 

Poll

MOS HUMB