Video

Rrufeja godet adhuruesin e ‘jetës së egër’, shpëton për mrekulli

Forrest Galante deklaroi se rrufeja e ka shkaktuar dhimbje të forta

D.XH

Rrufeja godet adhuruesin e ‘jetës së egër’,

SHBA- Ky është momenti dramatik, kur eksperti i ‘jetës së egër’ goditet nga rrufeja në Everglades në Florida. Forrest Galante, 35 vjeç po realizonte një promocion në kanalin e tij në YouTube, në Everglades, kur u godit nga rrufeja.

Galante po fliste për sistemin e navigimit GPS, kur rrufeja ra pranë tij dhe pranë disa pemëve. Menjëherë Galante dhe kameramani kanë dalë jashtë ujit.

Autori i dokumentarëve të shumtë për botën e egër deklaroi se ishte goditur rëndë nga rrufeja. Ai u shpreh se kishte dhimbje dhe se kishte shumë fat, që nuk ishte “pak centimetra më tej”, sepse me siguri që nuk do të jetonte më. Pamjet janë publikuar nga mediat më të njohura ndërkombëtare, ndërsa janë edhe në promon e tij, pasi vetë Galante nuk pranoi ta hiqte këtë pjesë të "incidentit"./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB