
Në Tiranë është e vështirë të dallosh ndërrimin e stinëve në shtator. Një vjeshtë që më shumë ngjan me verën sesa me vjeshtën tradicionale duket se imponon dhe jetën në kryeqytet. Rrugët janë të tejmbushura me të rinj e të reja që janë kthyer nga pushimet ose që bëhen gati për vitin e ri akademik, si dhe turistë pafund nga e gjithë bota. Jetojmë në kohën e rrjeteve sociale, lirisë së mendimit dhe përparimit teknologjik, elemente që ravijëzojnë botën e të rinjve, e në disa raste edhe për keq, duke krijuar modele ç'edukuese. Prandaj, sot kemi zgjedhur që përmes këtij artikulli të sjellim një model që ende i reziston kohës, që është tërheqës sa është dhe i vjetër si model, dhe që ende mund të frymëzojë siç duhet brezat e rinj. Një model "Self-Made" si Eltjani!
Ai nuk është politikan, nuk ka marrë pjesë në asnjë reality-show, por në terma të përgjithshëm, është po aq i famshëm në qytetin tonë ku të gjithë njihen me të gjithë, për të gjitha arsyet e duhura: puna dhe pasioni për punën!
Në botën e miksologjisë dhe menaxhimit të bareve, rrugëtimi i Eltjan Lazaj është një histori frymëzuese, që e ka shndërruar atë nga një bartender fillestar në një profesionist të shquar dhe menaxher të suksesshëm të një koktail bari të mirënjohur. Nga hapat e parë në botën e pijeve deri në arritjen e majës së karrierës së tij, Eltjani është bërë një simbol i pasionit dhe ekselencës në industrinë e miksologjisë.
Eltjani e nisi rrugëtimin e tij si bartender në një lokal të vogël, ku pasioni i tij për artin e miksologjisë spikati dhe e bëri atë menjëherë të diferencohej nga të tjerët. Pavarësisht përvojës së pakët në këtë profesion mbi 15 vite më parë, Eltjani e ndjeu shpejt që kjo do të ishte fusha ku do të shkëlqente. Me shumë punë dhe përkushtim, ai u ngjit shpejt në rangjet e profesionistëve të lartë, duke u shndërruar në një ekspert të vërtetë të miksologjisë.
Por ai nuk u mjaftua vetëm me kaq. Një nga arritjet më të mëdha të Eltjanit është dhe kontributi i tij në edukimin e brezit të ri të bartenderëve. Duke ndarë njohuritë dhe eksperiencën e tij shumëvjeçare, Eltjani ka dhënë leksione private në shkolla profesionale, ku ka ndihmuar shumë studentë të kuptojnë thelbin e miksologjisë dhe artin e krijimit të pijeve dhe artin e dekorimit të frutave. Ky angazhim për trajnimin e të rinjve tregon një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj këtij profesioni dhe një dëshirë të jashtëzakonshme për të ndihmuar në zhvillimin e kësaj industrie të re në Shqipëri.
Pas viteve të arta si bartender profesionist i suksesshëm, Eltjani mori një rol të rëndësishëm si menaxher i përgjithshëm në një lounge të mirënjohur. Në këtë rol, ai ka arritur të kombinojë aftësitë e tij të jashtëzakonshme në miksologji me një qasje strategjike dhe të menaxhimit të suksesshëm të të gjithë barit, stafit dhe klientëve. Nën drejtimin e tij, lounge-i është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për ata që duan të përjetojnë një eksperiencë krejt ndryshe dhe të paharrueshme në Tiranë.
Rrugëtimi i Eltjanit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe suksesit në botën e bartenderëve dhe miksologjisë. Me një karrierë që filloi nga nivelet fillestare dhe arriti kulmin në menaxhimin e një lounge-i të mirënjohur, Eltjani na tregon se me punë dhe pasion, çdo ëndërr mund të bëhet realitet. Ai është modeli i duhur për rininë e sotme dhe për shoqërinë shqiptare, duke dëshmuar se suksesi arrihet kur ndjek me vendosmëri pasionin tënd. Në një industri që është gjithnjë në zhvillim, Eltjani mbetet një frymëzim për të gjithë ata që dëshirojnë të ecin përpara dhe të arrijnë suksesin e merituar.