Aktualitet

Rrumbullaku hedh poshë aludimet se Egli Proga u vra për një "gjobë"

Rrumbullaku hodhi poshtë të gjitha aludimet se Denis Meçe i kishte vendosur gjobë Egli Progës.

M.M
Rrumbullaku hedh poshë aludimet se Egli Proga u vra për një
Rrumbullaku gjatë deklaratës

TIRANË- Muhamet Rrumbullaku, i cili mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, hodhi poshtë të gjitha aludimet se Denis Meçe i kishte vendosur gjobë Egli Progës. Në deklaratën e tij për mediat, kryepolici u shpreh se e gjithë ngjarja ka rrjedhur nga një konflikt i çastit.

“Treguesi dhe mënyra se si reagon policia në raport me të gjitha ngjarjet ju siguroj se nuk e gjeni në partnerë të tjerë. Ju siguroj që siguria është në të gjitha parametrat. Kemi të bëjmë me një rast fatkeq, qoftë viktima dhe autori nuk kanë asnjë lidhje me lajmet e rreme, që lidhen me gjobëvënie, është totalisht një konflikt i çastit”, tha Rrumbullaku.

Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në rrugë/ ZËRI

Poll

MOS HUMB