TIRANË- Qendra Kombëtare e Urgjencës pretendon se ka verifikuar akuzat e familjarëve se ambulance kishte shkuar me vonesë në vendin ku u gjet Egli Proga më 10 gusht 2024. Sipas familjarëve, ambulanca kishte shkuar 30 minuta me vonesë në vendin e ngjarjes, por shefi i Urgjencës, mjeku Skënder Brataj në një prononcim për mediat pretendon të kundërtën. Brataj pretendon se ambulanca kishte shkuar për 7 minuta në vendin e ngjarjes, ndërsa shtoi se e gjithë situata është menaxhuar për 20 minuta.
“Është marrë një thirrje që ka zgjatur 40 sekonda. Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat ekipit të Pogradecit në orën 19:12, në orën 19:14 ekipi është nisur drejt vendngjarjes dhe në 19:18 ka mbërritur në vendin e ngjarjes. është parë pacienti dhe është çuar drejt spitalit të Pogradecit. Me vlerësim prej dy minutash në vendngjarje, është vendosur në autoambulancë në 19:20 dhe është nisur drejt spitalit. Për 11 minuta sa ka bërë rruga, pacientit i është bërë masazh dhe ventilim. Pastaj kanë vazhduar brenda,”- tha ai.
Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në rrugë./ZËRI