Aktualitet

"Rrumin" s'e kapën dot, objektivin e ndryshuan tek i vëllai! Laho në arrati, zbulohet plani për vrasjen e Vullnet Muharremit

Në njoftimin që SPAK ka zbuluar, nuk jep shumë detaje për planin dhe mënyrën sesi është vendosur në "jetë" por duket se tentativa është bërë. 

k.m.
"Rrumin" s'e kapën dot, objektivin e ndryshuan tek i
Aleksandër Laho

TIRANË- Atentati ndaj "Rrumit të Shijakut" dështoi më 1 nëntor. Por kjo nuk do të thotë që nuk tentuan më për të çuar deri në fund planin e tyre. Gjatë hetimeve për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar se "atentatorët" e tij, kishin në shënjestër edhe të vëllanë e tij, Vullnetin. Në njoftimin që SPAK ka zbuluar, nuk jep shumë detaje për planin dhe mënyrën sesi është vendosur në "jetë" por duket se tentativa është bërë. 

Si porositës të kësaj ngjarjeje kriminale dhe jo vetëm, SPAK ka evidentuar: Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri. Për ta, SPAK ka ngritur disa vepra penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ndryshe nga Aleksandër Laho, Vullnet Muça (Muharremi) është përmendur vetëm në 2016, kur bashkë me të vëllanë ka përplasur makinën e biznesmenit Fuad Mitri. Ndërsa Laho, është ende në kërkim dhe ndaj tij ka dy urdhër-arreste, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK. I njohur edhe me nofkën "Rrumi i Shijakut", Aleksandër Laho është një personazh shumë i përfolur për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërkohë që emri i tij u përmend edhe gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji./ZËRI

Poll

MOS HUMB