Aktualitet

Safet Bajri në dosjen me 7 atentate dhe 8 viktima, ju mor 4 herë analiza e ADN-së

Në këtë dosje, bëhet fjalë për 7 atentate me 8 viktima të rregjistruara në 2018 në Shkodër

F.I
Safet Bajri në dosjen me 7 atentate dhe 8 viktima, ju mor 4 herë
Safet Bajri

SHKODËR-Arrestimi i Safet Rustemit alias Bajrit dhe Astmer Bilalit e Behar Bajrit, lidhet me një dosje volumunize, ku brenda saj janë 7 atentate mafioze të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Për këtë çështje Safet Bajrit i është marrë 4 herë analiza e ADN-së, ku fillimisht në vitin 2019 i është marë në paraburgimin Nr. 302 në Tiranë, më pas në paraburgimin Nr.313 në Tiranë, e më tej në burgun e Fierit dhe e fundit herë në Shkodër.

Vetëm 7 vite më pas nga ky krim, pas një vlerësimi tjetër të provave dhe kryerjes së analizave laboratorike të ADN-së dhe një seri informacionesh të mbledhura nga aplikacioni “Sky”, prokurorja Elida Kaçkini, u bind se autorë të vrasjes së Fatbardh Licit, ishin pikërisht Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali. Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se operacioni i kryer dy ditë më parë nga SPAK, bën fjalë për një dosje të nxjerë nga arshiva e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila prej disa vetesh e deri më tani ndodhej në arkivë, për shkak të moszbulimit të autorëve.

Në këtë dosje, bëhet fjalë për 7 atentate me 8 viktima të rregjistruara në 2018 në Shkodër, e cila ka mbëritur për moskopetencë nga Shkodra në Tiranë në muajin Nëntor 2018, duke bërë që dy prokurorë të Krimeve të Rënda, të angazhohen për identifikimin e autorëve. Shkodra në këtë periudhë u “pushtua” nga vrasjet e njëpasnjëshme që kryenin dy klanet kriminale në qytet “Lici” dhe “Bajri”. Në dosje janë bashkuar 7 ngjarje kriminale por shkëndija e parë që i vuri flakën Shkodrës, ishte sulmi me motobombë ndaj Lulzim Kullës në janar 2018 në tregun e Shkodrës, duke e plagosur atë. Një akt-terorist i pastër, i kryer ndaj anëtarit të familjes Lici. (Dhëndërit)

Më pas ngjarjet rrodhën me vrasjen Mehdi Kavajës në 18 qershor 2018. Dukë u pasur më tej me vrasjen në 15 korrik 2018 të ish-policit Boran Bërçana dhe gruas së tij, Silvi Ndoci. Ndërkohë pas kësaj ngjarje në 10 Gusht vritet duke pirë kafe, Fatbardh Lici, dhe në 23 Gusht 2018 rrëmbehen dhe zhduken pa adrresë dy peshkatarët Agron Molla dhe Gëzim Hysa.

Saga e vrasjeve vijon me ekzekutimin në 1 shtator 2018 të Arjan Ferracakut dhe mandej në 14 nëntor 2018 vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus” në Shkodër.

Kjo situatë detyroi kreun e prokurorisë së Shkodrës, të shpallte moskopetencën dhe kaluar për hetime të mëtejshme Krimeve të Rënda, pasi ngjarjet kriminale kishin ndodhur në kuadër të grupit kriminal.
Në kuadër të këtij htimi, për këtë çcështje Safet Bajrit i është marë 4 herë analiza e ADN-së, ku fillimisht në vitin 2019 i është marë në paraburgimin Nr. 302 në Tiranë, më pas në paraburgimin Nr.313 në Tiranë, e më tej në burgun e Fierit dhe e fundit herë në Shkodër.

Por qysh në 2019 e deri të premten e kaluar ndaj Safet Bajrit, Astmet Bilalit dhe Behar Bajrit, nuk u ngrit asnjë akuzë për vrasjen e Fatbardh Licit dhe personave të tjerë të dyshuar. Vetëm 7 vite më pas nga ky krim, pas një vlerësimi tjetër të provave dhe kryerjes së analizave laboratorike të ADN-së dhe një seri informacionesh të mbledhura nga aplikacioni “Sky”, prokurorja Elida Kaçkini, u bind se autorë të vrasjes së Fatbash Licit, ishin pikërisht Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali.

Ndërkohë ndryshe nga sa ndodhi për rastin e vrasjes së Fatbardh Licit, ku SPAK pretendon se ka siguruar prova që implikojnë tre personat, për 7 ngjarjet e tjera të kësaj dosje ende nuk ka asnjë rezultat për identifikimin e autorëve.

Tre të arrestuarit për vrasjen e Fatbardh Licit, pritet të dalin nesër para gjykatës së Posaçme, ku do njihen me dosjen penale, akuzat dhe kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Viktima të atentateve
1. Mehdi Kavajës në 18 qershor 2018
2. Boran Bërçana në 15 korrik 2018
3. Silvi Ndoci në 15 korrik 2018
4. Fatbardh Lici në 10 Gusht 2018
5. Agron Mulla zhduket në 23 Gusht 2018
6. Gëzim Hysa zhduket në 23 Gusht 2018
7. Arjan Ferracaku në 1 Shtator 2018
8. Fatos Ferracaku në 14 nëntor 2018

Poll

MOS HUMB