
TIRANË- Një tjetër qytetare ka trokitur në derën e ZËRI-t për të denoncuar sërish kompaninë Ritello! Zonja në fjalë kërkon të mbetet anonime, por zëri i saj e tregon mjaft qartë mënyrën se si ka rënë pre e një tjetër menaxheri të kësaj kompanie, Besmir Kurti.
Qytetarja: Dy agjentë të Ritellos, kishin lënë orar me burrin. Një ditë pas telefonatës erdhën në shtëpi nga ora 07:30-08:00 pasdite, sepse atëherë ne vinim nga puna dhe donin që të ishim të gjithë në shtëpi.
Mënyra e futjes në shtëpi ka qenë e zakonshmja, përmes një telefonate agjentët kanë njoftuar bashkëshortin e zonjës në fjalë dhe i kanë thënë se ka përfituar pastruesin e ajrit falas. Me ardhjen në shtëpi, kanë vijuar me prezantimin e pajisjes me çmimin okazion 2390 euro dhe me manipulime të ndryshme kanë arritur të marrin firmën e qytetares.
Qytetarja: Si fillim na treguan dhuratën falas, por që solucionin që ishte aroma e saj ishte me lekë, 40 e ca, 50 euro. Kushti që ta përfitonim falas, pa këtë solucion nuk të bën punë. Duke qenë se ishte virusi, të ndihmon shumë, është antivirus, pastron ajrin, pastron virusin…për covid-19. Pastaj hapën pjesën tjetër, fshesa e korentit, tani më duket si një fshesë normale, por që aty i vënë shumë reklamë me shumë funksione për fshesë, për larje tapetash, për hekurosje perdesh, për banjon. Si fillim nuk pranuam, nuk e duam, nuk kemi mundësi, por duke na bërë dhe një llogari, që jeni të dy në punë, i shpenzoni detergjente, këto do i shpenzosh, do i kursesh këto dhe paguan këstin, do e keni mirë për shëndetin. Me pak fjalë gati na e mbushën mendjen, por prapë nuk donim. Dashje pa dashje e firmosëm kontratën. Të nesërmen ka qenë ora 09:30-10:00 e darkës që kemi fol në telefon me Iute-n që na thanë se dhe pse ishte vonë, ata bashkëpunpjnë dhe e zgjidhin vetë këtë punë.
Më largimin e agjentëve nga banesa, çifti janë kthjelluar dhe të nesërmen në mëngjes kanë dashur të anulojnë blerjen e bërë të nxitur nga marketingu totalisht manipulues i kompanisë Ritello. Por shanset për ta bërë një gjë të tillë ishin zero!
Qytetarja: Të nesërmen në mëngjes, më pak se 12 orë, i marrim në telefon dhe pa e marrë pajisjen, i themi që nuk e duam pajisjen. Ata nuk pranojnë.
Firma është dhënë dhe pajisja nuk kthehet më, kështu janë shprehur punonjësit e kompanisë, pavarësisht se në politikat e institucionit financiar Iute Credit ka një afat dy javor për kthimin e kredisë.
Qytetarja: Ti e ke firmosur dhe do ta marrësh se s’bën. Je debitore, që mbrëmë që ke firmosur kontratën ti e ke marrë atë pavarësisht se nuk e ke në shtëpi, do ta sjellim sot. Na thanë që do të vijë vetë menaxheri Besmir Kurti në shtëpi që të diskutojmë për më shumë.
Lëkundja e çiftit është pasuar dhe me ardhjen e vetë menaxherit në shtëpinë e tyre. Besmir Kurti, duke përfituar nga fakti që familja nuk ka pasur njohuri të mjaftueshme lidhur me procedurat e një denoncimi, nuk është trembur. Madje ka ndryshuar mënyrën e komunikimit.
Qytetarja: Erdhi vetë Besmir Kurti, bashkë me pajisjen, por nuk e ngjitëm akoma lart. E kishin në makinë. Duke i thënë që të kemi lajmëruar brenda 24 orëve dhe duke mos e marrë pajisjen, menduam se mund ta kthenim. Disa fjalë manipuluese më të prish mendjen me e marrë, me këto fjalë, duke mos ditur ligjet dhe rregullat, u stepëm pak dhe pse nuk donim që ta pranonim. Plus në momentin që ke firmosur, ti je debitore te Iute dhe nëse unë e marr mbrapshtm ti do paguash te Iute. Iute të sjell zyrën e përmbarimit. Domethënë duhet t’i paguaja se s’bën ato lekë.
Tashmë nuk ishte Besmiri që fliste për mrekullitë e një pastruesi me korent, por një menaxher që nuk tutej para një çifti të pambrojtur dhe madje i kërcënonte me pagesa shtesë dhe me përballje në gjykatë, pavarësisht se familja nuk kishte ende pajisjen në shtëpi.
Qytetarja: Qoftë me fjalë kërcënuese, duke na thënë që o do paguash 800 euro dhe ne e marrim pajisjen, plus 100 euro që kishim dhënë kapar, 900 në total. Ose ndryshe tha do përfundojë puna në gjyq. Do lesh më shumë lekë se sa për të marrë pajisjen sepse e ke firmosur dhe ne e kemi me të drejtë me letra, me kontratë, me krejt. Kemi menduar ta kallëzojmë dhe i kemi thënë që do të shkojmë të kallëzojmë në polici por na ka thënë që nuk fitoni asnjë gjë sepse kemi firmën tuaj dhe nuk ju kemi detyruar. Mua s’më prishni punë, jeni debitorë tek Iute. Jemi stepur vetëm për shkak të firmës që hodhëm. Ne mund të kishim fituar që në fillim, në qoftëse do e kallëzonin, mund ta kthenim, sa se kishim marrë pajisjen, por nga frika që kur hedh firmën digjesh, kemi menduar se nuk mund të bëjmë asgjë.
Premtimi i Kurtit për të mos pasur as kamatë në rast pamundësie shlyerje kësti, rezultoi të ishte një gënjeshtër.
Qytetarja: Na premtuam zero interes, na premtoi vetë menaxheri Besmir Kurti që edhe nëqoftëse ti nuk mundesh ta paguash vetë një muaj bankën ose dy muaj, s’ka gjë se e paguan muajin tjetër dhe nuk do kesh fare kamatëvonesë dhe asnjë gjë. Ndërkohë që ishte krejt e kundërta. Muajin e parë që unë hasa kamatëvonesë, duke mos e ditur që kishte kaluar në kamatëvonesë, Besmir Kurti na tha që do e rregulloj unë me bankën dhe do të të hiqet nga kësti i radhës, por ishin vetëm fjalë.
Madje u ndryshoi dhe vlerën e këstit.
Qytetarja: Na tha dhe kësti është më i vogël, mund të ishte 84 mijë lekë, ndërkohë që kësti që kur ishte firmosur në kontratë nuk ka lëvizur, 100 e 6 mijë e disa lekë. Për dy vite, çdo muaj jemi të detyruar që brenda datës 6 të paguajmë 100 e 7 mijë lekë me gjithë komision. Nëse s’e paguajmë, hyn kamatëvonesa. Telefonatat i kemi pasur në fillim, duke i thënë që a e lamë 84 pse 100, do e rregulloj unë, do e rregulloj unë. S’kishim çfarë të bënim, thjesht vazhduam, paguanim këstet.
Agjentët nuk janë ndaluar me kaq. Ata kanë kërkuar dhe marrjen e listës së kontakteve nga celulari i zonjës.
Qytetarja: Pas dy-tre ditësh që na lanë pajisjen dhe ne mbajtëm, na marrin në telefon përsëri agjentët, duke më kërkuar numra telefoni të tjerë, shoqërie e kshu dhe i kam thënë që nuk të jap asnjë numër. Nuk i kam dhënë më numër, pastaj s’kam pasur kontakt fare me to.
Madje, sipas rrëfimit, vetë një agjent i Iute Credit, ka shkarkuar aplikacionin My Iute në celularin e zonjës.
Qytetarja: Mua më kërkoi telefonin agjenti i Iutes që të shkarkonte një program të Iutes.
Denoncimin, qytetarja që është një nga qindra viktimat e Ritellos e mbyll me një kërkesë të qartë.
Qytetarja: Kërkesa ime është kaq, të mbyllet me kaq sa kam paguar. Shpresoja që të mbyllej fare, t’I lërë mashtrimet se tani ka dalë e vërteta më në fund. Për këtë e kam dhënë intervistën, që të dalin akoma më shumë, të gjitha të vërtetat e Ritellos. Nga Iute jam e zhgënjyer që mund të marr një kredi vetëm me një telefonatë, ku e di ai që është e sigurtë, mund të jetë dikush tjetër, dikush mund ta gjejë në rrugë kartën time të identitetit dhe kjo nuk është fare e drejtë nga Iute. Nuk e besoja domethënë që mund të hyj debitore thjesht me një telefonatë. Dua të më mbyllet kredia, ta heq qafe atë s’dua asgjë tjetër. Vetëm të jem e qetë sepse është një stres më vete.
*Mos bini pre e këtyre mashtrimeve, çdo rast të tillë denoncojeni në redaksinë e ZËRI-t, në numrin e celularit: 0692075095