Aktualitet

Sali Berisha përmendet në dosjen e SPAK, Durim Bami 'ndjekës dixhital', u shqetësua nga 'Doktori'

Sipas dosjes, është Durim Bami ai që ndjek kryedemokratin në rrjetet e tij sociale.

k.m.
Sali Berisha përmendet në dosjen e SPAK, Durim Bami 'ndjekës
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha përmendet në dosjen më të fundit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas dosjes, është Durim Bami ai që ndjek kryedemokratin në rrjetet e tij sociale. Në datë 17 qershor 2020, Durim Bami Me datë 17.06.2020, në orën 20:58 Durimi i dërgon një foto Altini Gegës, ishte postimi i Sali Berishës, i cili kishte bërë një denoncim.

Kryedemokrati asokohe kishte denoncuar mbjelljen e cannabis sativa në Qerek, ku  shkruante se të mbjellat ishin të bandës së Bamit dhe mbroheshin nga shefi i Komisariatit. 

"Me datë 17.06.2020, në orën 20:58 Durimi i dërgon një foto postimi të shtetasit Sali Berisha, i cili denonconte mbjelljen e cannabis sativa në Qerek, të cilat janë të bandës së Bamjave dhe që mbrohen nga shefi i komisariatit, për të cilën diskutojnë se urtë jane duke ndenjur, por ato që kanë mbjellë do ja marrin fitimin,"-shkruhet në dosjen e SPAK.

Se çfarë kanë diskutuar më pas lidhur me postimin e Berishës, nuk dihet./ZËRI

Poll

MOS HUMB