Aktualitet

Shembet miniera në Bulqizë, lëndohet minatori, sillet me urgjencë në Tiranë

I lënduar ka mbetur minatori Naim Alla, 34 vjeç.

M.M
Shembet miniera në Bulqizë, lëndohet minatori, sillet me
Foto ilustruese

BULQIZË- Një minator ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm, si pasojë e shembjes së "galeria D" në një minerë në qytetin e Bulqizës. I lënduar ka mbetur minatori Naim Alla, 34 vjeç.

I plagosuri është nxjerrë jashtë galerisë nga kolegët e tij dhe është transportuar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës. Më pas, bluzat e bardha të këtij spitali kanë kërkuar transportimin me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë.

Ndërkohë, hetimet kanë nisur për të zbardhur shkaqet e aksidentit të 33-vjeçarit.

Njoftimi: Më datë 09.08.2024, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës shtetasi N. A., 34 vjeç, me detyrë brigadier në këtë subjekt. I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB