
GREQI- Një incident dhunë është shënuar mes të miturve në Oropos të Greqisë. Dje, pak pas orës 19:00 të së shtunës në një stadium ka ndodhur një konflikt mes të rinjëve. Një djalë 15-vjeçar me origjinë shqiptare, i paidentifikuar me emër, ka sulmuar bashkëmoshatarin e tij me thikë duke e plagosur në krahun e majtë.
Sipas dëshmive të shokëve të klasës, dy adoleshentët janë takuar jashtë shkollës së mesme profesionale në zonë dhe janë përleshur për një xhaketë. Në një moment, 15-vjeçari ka nxjerrë një thikë, ka sulmuar dhe plagosur bashkëmoshatarin e tij. I mituri i plagosur në krahun e majtë, është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërsa 15-vjeçari shqiptar është arrestuar së bashku me prindërit e tij, të cilët akuzohen për neglizhencë ndaj fëmijës./ZËRI