
ITALI-Katër persona, mes tyre një shqiptar, janë arrestuar pasi akuzohen për tentativë vrasje në Itali. Media italiane Ansa shkruan se ngjarja ndodhi më 23 qershor, ku të katërt autorët me një makinë tentuan të përplasnin një 28-vjeçar, banues në Borgo Virgilio.
Më pas kanë zbritur nga makina dhe e kanë rrahur në mënyrë brutale të riun me shufra hekuri, duke e lënë në gjendje të rëndë në tokë dhe janë larguar me shpejtësi. I riu u dërgua në spital ku u trajtua për dëmtime në kokë e gjoks dhe thyerje të hundës. Katër të arrestuarit u identifikuan nga kamerat e sigurisë në zonë.
Tre prej autorëve u dërguan në burg në Mantua dhe i katërti u burgos në Napoli, të gjithë me akuzën për tentativë vrasje. /ZËRI