
LEZHË- Një konflikt i çastit mes disa të rinjve në Lezhë ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, disa të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin, por sherri mes tyre nuk është ndalur as me ndërhyrjen e efektivëve të Policisë së Shtetit.
Në pamje, duken dy të rinj pranë njëri-tjetrit, ndërsa një tjetër më tutje mbahet prej krahësh nga një efektiv. Kolegu i tij, duke u përpjekur që të ngrejë të plagosurin nga toka, dëgjohet që thotë vetëm: Çohu, çohu!
Lezhë/Informacion paraprak
Gjatë pasdites, në shëtitoren “Gjergj Fishta”, janë konfliktuar meb njëri-tjetrin, për motive të dobëta, shtetasit E. Gj., 21 vjeç, A. P., 29 vjeç, K. U., 21 vjeç, M. Gj., 54 vjeç dhe P. P., 28 vjeç. Gjatë konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasit M. Gj. dhe P. P., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmë mjekësore 3 shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.
I plagosuri është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, por ende nuk dihet shkaku i përplasjes mes tyre./ZËRI