Aktualitet

Sherr në konviktin e Shkodrës, kujdestarja godet me send të fortë 65-vjeçaren, shpallet në kërkim

Raportohet se një 44-vjeçare është shpallur në kërkim pasi ka goditur me send të fortë një 65-vjeçare që qëndronte në konvikt.

E.K
Sherr në konviktin e Shkodrës, kujdestarja godet me send të
Foto ilustruese

SHKODËR- Një sherr është regjistruar këtë të martë në një nga konviktet e Shkodrës. Raportohet se një 44-vjeçare është shpallur në kërkim pasi ka goditur me send të fortë një 65-vjeçare që qëndronte në konvikt. Autorja e shpallur në kërkim punonte si kujdestare në konvikt.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares./ZËRI

Poll

MOS HUMB