Aktualitet

Dy vëllezër plagosin një person në Korçë, i shkojnë në shtëpi dhe e dhunojnë

Sipas informacioneve, i lënduari ishte në gjendje të dehur dhe ndodhet momentalisht në sallën e reanimacionit në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

k.m.
Dy vëllezër plagosin një person në Korçë, i
Foto ilustruese

KORÇË- Një sherr mes tre personave, ka përfunduar me një të plagosur. Paraditen e sotme në Korçë, dy vëllezër kanë goditur me sende të forta një tjetër. Të dy i shkruan në banesë dhe dhunuan me sende të forta, të riun e identifikuar me inicialet S.S. Më pas, i thyen edhe xhamat e makinës. Sipas informacioneve, i lënduari ishte në gjendje të dehur dhe ndodhet momentalisht në sallën e reanimacionit në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 14.02.2024, rreth orës 11:00, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), banues në Korçë, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasin S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës. Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB