
foto ilustruese
KORÇË-Një sherr mes rinjëve ka ndodhur në një lokal në Korçë. Tre persona kanë dhunuar me sende të forta një 30-vjeçar banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.
Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/ZËRI
Poll