
FIER- Një 16-vjeçare është proceduar penalisht, pasi ka braktisur vajzën e saj të mitur tek prindërit. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, adoleshentja nga Roskoveci është kallëzuar nga vetë prindërit e saj. Por nuk ka detaje të tjera lidhur me moshën e fëmijës së braktisur dhe rrethanave që ajo ka ardhur në jetë.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për një shtetase 16 vjeçe, pasi ka braktisur tek prindërit e saj, vajzën e saj të mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme,"-thuhet në njoftimin e Policisë./ZËRI