Aktualitet

Theu "omertà", inxhineri nuk falet nga mafia italiane, ekzekutohet barbarisht në Napoli

Viktima besohet se kishte lidhje të mëparshme me botën e gangsterëve të klanit Mazzarella, por duket se kishte ndryshuar anë dhe kishte shkelur kodin e heshtjes, ose ndryshe "Omerta", që ruhet mes anëtarëve të Camorra.

k.m.
Theu "omertà", inxhineri nuk falet nga mafia italiane,
Salvatore Coppola

ITALI- Salvatore Coppola, një inxhinier 66-vjeçar është vrarë nga mafia italiane, pasi në të kaluarën ka qenë bashkëpunëtor i drejtësisë. Prej asaj kohe ai ishte marrë në mbrojtje. Por kjo nuk i mjaftoi. Sipas mediave italiane, ai u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Napoli, në parkingun e një supermarketi.

Viktima besohet se kishte lidhje të mëparshme me botën e gangsterëve të klanit Mazzarella, por duket se kishte ndryshuar anë dhe kishte shkelur kodin e heshtjes, ose ndryshe "Omerta", që ruhet mes anëtarëve të Camorra.

Coppola u zu në pritë më 12 mars dhe u gjet më vonë nga policia në një pellg gjaku. E gjitha ndodhi pasi në vitin 2009, ai u përfshi në një operacion të gjerë financiar që hodhi dritë mbi spekulimet dhe abuzimet në sektorin e ndërtimit, kryesisht në zonën lindore të Napolit. Copolla ka zbuluar gjatë bashkëpunimit me autoritetet sesi sistemi kriminal realizonte lidhjet e tij dhe financohej me anë të gjobave ndaj bizneseve dhe sigurohej që në sektorin e ndërtimit, mafia të mos paguante për asnjë "tullë".

Teksa fliste me drejtësinë, ai zbuloi origjinën e informacionit, interesat ekonomike të lidhura me investimet, si dhe korrupsionin e lidhjet me politikën. Të gjitha këto gjëra që i kushtuan jetën. Edhe pse e dinte që rrezikohej, Coppola ishte kthyer në Napolin e tij dhe në lagjen e tij të origjinës kohët e fundit. Por përfundoi i vrarë me armë në kokë./ZËRI

Poll

MOS HUMB