Aktualitet

Sherri vjehërr-nuse/ Tasha e “TikTok” përfundon në qeli, mësuesja që u degradua nga rrjetet sociale

Rombula, e njohur në rrjetin social si "Tasha", gjatë fundjavës që kishte të drejtë që të kujdesej me nipin e saj, ajo e mësonte që të përdorte fjalor banal.

k.m.
Sherri vjehërr-nuse/ Tasha e “TikTok” përfundon në
Armando Kumaraku, Eglantina dhe Natasha Rombula

TIRANË- Natasha Rombula dhe djali i saj, Armando Kumaraku përfunduan në pranga e Policisë së Shtetit pasi shfrytëzuan për "klikime" në TikTok një 10-vjeçar. Rombula, e njohur në rrjetin social si "Tasha", gjatë fundjavës që kishte të drejtë që të kujdesej me nipin e saj, ajo e mësonte që të përdorte fjalor banal. Teksa i mituri fliste, ajo e xhironte dhe videot ia publikonte në "TikTok". Në këtë rrjet social, 67-vjeçarja është mjaft aktive, ku shfaqet duke marrë pjesë në sfidat e TikTokut, duke përdorur po ashtu një fjalor banal. Shpesh herë në këto video shoqërohet nga i biri, Armando, i cili gjithashtu si e ëma, nuk i kursen fyerjet dhe sharjet.

PËRBALLJA TEK ARDIT GJEBREA: 

Megjithatë "pika e vlimit" kapi momentin kur në rrjetin social, Eglantina, e ëma e të miturit pa djalin që shante një person që i komenton gjyshes së tij negativsht të moshuarës. Videoja iu dërgua Policisë së Beratit, shoqëruar me një kallëzim nga ana e nënës, që 2 muaj më pas, më 21 shkurt solli arrestimin e dy personave.

Por përplasja mes ish-nuses dhe vjerrës nuk ka nisur këto muaj. Konflikti mes vjehrrës dhe nuses mbi kujdestarinë e djalit të mitur ka nisur mbi 6 vite më parë, shoqëruar me një përballje para moderatorit Ardit Gjebrea në "Ka një mesazh për ty". Me pretendimin se ish i shoqi, Armando e kishte shtyrë nga shkallët edhe kur ishte shtatzënë, ndaj edhe kishte kërkuar ndarjen prej tij. Në përballjen e tyre publike, përplasja ndodhi për kujdestarinë e djalit të mitur. Pas një sage të gjatë seancash gjyqësore, drejtësia vendosi se kujdestaria i takon nënës të djalit të mitur, por fundjavat, i ishin caktuar që t'i kalonte në Sarandë me të atin.

Pikërisht në një nga këto fundjava, i mituri ishte "patronazhuar" nga e gjyshja kishte mësuar sjellje të papërshtatshme, edhe pse vetëm pak vite më parë ushtronte profesionin e mësueses. Tani, në pension, kohën e saj ia ka dedikuar komunikimeve dhe lojrave në "TikTok", ku përdor gjuhë krejtësisht denigruese e të papërshtashme, në çdo orë të ditës. Por tashmë, rrjeti i saj social do të mbetet pezull për sa kohë, ajo dhe i biri tani do të duhet që të përballen me drejtësinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB