Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku udhëtonte djali i Irena Gjokës, gjobitet polici

Polici Izidor Heta, që përplasi makinën e Gardës, ku ndodhej djali i Irena Gjokës, është gjobitur dhe i është sekuestruar automjeti.

D.XH
Shkaktoi aksidentin ku udhëtonte djali i Irena Gjokës, gjobitet polici
Aksident

TIRANË- Polici Izidor Heta, që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Selitë, duke përplasur makinën e Gardës, brenda së cilës ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka, mësohet se është gjobitur.

Policia i ka sekuestruar Hetës edhe makinën private me targa të Zvicrës, me të cilën goditi makinën e eskortës të familjes së gjyqtares Irena Gjokës.

Sipas gardistëve, polici ka udhëtuar pas mjetit të tyre nga Rinasi deri në Selitë, vend ku ka ndodhur edhe aksidenti. Vetë polici Heta ka thënë në komisariat se ka qenë lagështia, që ka bërë që të humbasë kontrollin e makinës dhe të dalë jashtë rrugës. Megjithatë, hetimet pritet që të zbardhin ngjarjen.

Gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike në javët e fundit, për shkak të akuzave të vazhdueshme që Sali Berisha ka bërë në drejtimin e saj. Gjoka është gjyqtarja që firmosi arrestimin e Jamarbër Malltezit në datën 21 Tetor, si dhe masën e sigurisë së detyrimit të paraqitjes për Sali Berishën. Pas këtyre zhvillimeve Garda e Republikës shtoi masat e sigurisë ndaj gjyqtares dhe familjes së saj./ZËRI/

Poll

MOS HUMB