Aktualitet

Shkatërrohet banda kriminale në Romë, mes tyre edhe shqiptarë, mbledhjet zhvilloheshin… në kotecin e pulave

Gjatë operacionit, u arrestuan 9 persona

I.F
Shkatërrohet banda kriminale në Romë, mes tyre edhe
FOTO ILUSTRUESE

ROMË- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion në provincën e Modenës dhe Romës. Gjatë operacionit, u arrestuan 9 persona, 7 italianë dhe 2 shqiptarë, të cilët dyshohen se janë anëtarë të një organizate kriminale të përfshirë në trafikun e drogës dhe armëmbajtje pa leje.

Hetimet ndaj grupit kriminal nisën prej vitit 2021 dhe anëtarët e grupit kriminal trafikonin drogë në Tivoli dhe Guidonia Montecelio, ku promotorët e shoqatës kishin zhvilluar një strukturë të rëndësishme logjistike për shitjen e lëndëve narkotike. Përvecc drogës, ata po ashtu shpërndanin dhe shisnin armë në këtë zonë. Vendtregtimi i tyre bëhej në zonën Favale di Tivoli.

Mes të arrestuarve është edhe një italiane 79-vjecce, e cila kishte fshehur në shtëpinë e saj lëndë narkotike dhe shuma parash, që dyshohen se janë përfituar nga trafiku i drogës. Por, ndryshe nga bandat e tjera kriminale, mbledhjet e tyre bëheshin në një kotec pulash, që konsiderohej një vend i sigurt për t’iu shmangur ccdo përgjimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB