
GREQI- Mbi 12 kilogramë heroinë dhe 10 kilogramë kanabis janë konfiskuar nga Policia greke, që ka vendosur në pranga 6 persona. Ndërkohë 1 tjetër është shpallur në kërkim. Hetimet disamujore çuan Policinë greke në zbërthimin e një organizate kriminale, ku në pranga kanë rënë 6 persona, 4 grekë dhe 2 shqiptarë.
Gjatë operacionit të zhvilluar në Pire, Agious Anargirous dhe Athinë, u arrestuan 4 shtetas grekë të moshës 20-58 vjeç, shqiptari Arben Gjorgji 44 vjeç nga Pusteci dhe Majlinda Gjorgji, 41 vjeç, nga Maqedonia e Veriut.
Sipas mediave greke, grupi kriminal shfrytëzonte një banesë në Kaminia të Pireut për magazinimin e drogës. Vlerësohet se fitimet e pritshme të organizatës nga aktiviteti i saj kriminal do të arrinin në 300 mijë euro./ZËRI