Aktualitet

Shkodër/ Drejtoi mjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, arrestohet inspektori i AMP

Inspektori i Policisë së Shtetit, i identifikuar me inicialet V.K., u arrestua shkaktoi një aksident në aksin rrugor Torrovicë - Balldre. Por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

k.m.
Shkodër/ Drejtoi mjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi
Foto ilustruese

SHKODËR- Një inspektor i Policisë së Shtetit është vendosur në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Inspektori i Policisë së Shtetit, i identifikuar me inicialet V.K., u arrestua shkaktoi një aksident në aksin rrugor Torrovicë - Balldre. Por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Megjithatë pas kontrolleve, rezultoi se 48-vjeçari ishte në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka arrestuar Inspektorin V.K., 48 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, në D.V.P Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur". Ai u përfshi në një aksident në aksin rrugor Torrovicë - Balldre me mjetin e tij, jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB