
POGRADEC- Një shpërthim bombule gazi ka lënduar pronaren e një banesë në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në katin e dytë të një pallati në rrugën kryesore të lagjes nr.2 të qytetit. Nga shpërthimi ka mbetur e plagosur e zonja e shtëpisë, e cila është transportuar drejt spitalit të Pogradecit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI