Aktualitet

Shpërthimi në Lushnjë/ Dëshmia: Në kantier ishte dhe djali i vogël i Rolandit

Në dëshminë e tij J.Sota thotë se rreth orës 15:40, ka vajtur dhe ka takuar dy shokët e tij të cilën quhen Elidon Hoxha dhe Klejdi Hoxha, të cilët po punonin dhe aty ka parë dy shokët e tij dhe babanë e tyre, si dhe disa punëtor të tjerë të cilët ishin lartë  me vinç.

E.K
Shpërthimi në Lushnjë/ Dëshmia: Në kantier ishte dhe
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me shpërthimin fatal të regjistruar disa ditë më parë në Lushnjë ku humbën jetën babë e bir, Roland dhe Edison Hoxha. Raportohet se në vendin e ngjarjes ka qenë dhe djali i vogël i familjes Hoxha, Klejdi, ky i fundit fatmirësisht nuk ka marrë lëndime.

Këtë e ka bërë me dije shoku i tij, i cili në dëshminë e dhënë ka treguar se kishte shkuar në kantierin ku do të ndërtohej magazina për takuar shokët e tij.

Në dëshminë e tij J.Sota thotë se rreth orës 15:40, ka vajtur dhe ka takuar dy shokët e tij të cilën quhen Elidon Hoxha dhe Klejdi Hoxha, të cilët po punonin dhe aty ka parë dy shokët e tij dhe babanë e tyre, si dhe disa punëtor të tjerë të cilët ishin lartë  me vinç.

J.Sota: Ata kishin një pajisje prerëse që nxirrte flakë si saldim. Vinçi kishte një krahë dhe ishte i ngritur lartë dhe këta shtetas filluan të prisnin me atë prerëse si flakë tek magazina që ishin duke punuar.

Më tej ai thotë se ka dëgjuar një shpërthim dhe më pas është shembur në tokë. Në këtë moment shtoi ai dikush e ka marrë dhe e ka dërguar në spital./ZËRI

Poll

MOS HUMB