
Pamje nga vendi i ngjarjes
LUSHNJË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me shpërthimin e fuqishëm të regjistruar pasditën e kësaj të premteje në Lushnjë. Mësohet se telat e tensionit të lartë, të cilat u këputën aksidentalisht nga një vinç, kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën Landi Veçani dhe janë plagosur tetë të tjerë, mes të cilëve dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Ky i fundit po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale. Dy nga të plagsurit janë transportuar rëndë në spitalin e Traumës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes./ZËRI
Poll