Aktualitet

SHPËRTHIMI/ Brataj: Tre të plagosur drejt Traumës! Balla: Vlerësimin përfundimtar do ta japë një hetim i plotë

Në vendin ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili në një deklaratë për mediat bëri me dije se hetimet do të zbardhin të plotë incidentin që i mori jetën vinçierit Landi Verçani (Hoxha) dhe djalit të tij 20 vjeç Elidon Hoxha. 

a.l
SHPËRTHIMI/ Brataj: Tre të plagosur drejt Traumës! Balla:
Skënder Brataj

LUSHNJE- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin që ndodhi në kapanonin në Lushnje, ku thotë se 3 nga të plagosurit po tranportohen drejt Traumës për mjekim të specializuar. 

“Janë tre drejt Tiranës, në gjendje të rëndë, 3 janë duke u trajtuar në spitalin e Lushnjës. Ngjarja është trajtuar në kohë rekord, kryesisht janë të djegiet, pacienti që është më rëndë ka një shkallë më të kanë djegie dhe është drejtuar drejt Traumës dhe kirurgjisë plastike”, tha Brataj. 

Në vendin ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili në një deklaratë për mediat bëri me dije se hetimet do të zbardhin të plotë incidentin që i mori jetën vinçierit Landi Verçani (Hoxha) dhe djalit të tij 20 vjeç Elidon Hoxha. 

"Sot pasdite, rreth orës 15:37 minuta në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash ka ndodhur një shpërthim ndoshta i shkaktuar për shkak të kontaktit me linjën e tensionit të lartë. Dhe si pasojë e këtij kontakti, për shkak të shkarkimit të rrymës së tensionit të lartë duhet të ketë shpërthyer një mjet eskavator, i cili po bënte punimet në atë zonë. Për pasojë ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme manovratori i këtij mjeti. Në atë zonë bashkë me persona të tjerë që janë 7 në total të plagosur është gjendur edhe deputeti i Lushnjes, Bujar Çela, i cili ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit. Vlerësimin përfundimtar do ta jap një hetim i plotë. Këto janë informacione paraprake të dhëna nga policia e shtetit dhe nga ato pak deklarime që janë marrë. Të presim hetimin e plotë", tha Balla. 

Çfarë dimë deri më tani?

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Landi Verçani (Hoxha), ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB