Aktualitet

Shqiptari bie nga 50 metra lartësi, ndërron jetë duke mbledhur kërpudha

Jani Gjoni ra në një vend të thepisur e të mbushur me shkëmbinj, pas gaboi me vendosjen e këmbës në mal

D.XH

Shqiptari bie nga 50 metra lartësi, ndërron jetë duke mbledhur

BORGOSESIA – Mediat italiane raportojnë se një 60-vjeçar shqiptar ka vdekur, pasi ka rënë nga një lartësi prej 50 metra të një masivi shkëmbor.

Jani Gjoni mësohet se kishte dalë të mblidhte kërpudha në Alto Sermenza. Ai ishte ngjitur nëpër shkëmbinj, duke kërkuar kërpudha, bashkë me një koleg pune.

Por, Gjoni kishte shkuar në një lartësi të madhe e të rrezikshme, si dhe gaboi me vendosjen e këmbës. Kjo bëri që të bjerë në 50 metra lartësi, në një vend mbushur me gurë e shkëmbinj të thepisur.

Jani Gjoni ishte me origjinë shqiptare, por që jetonte prej kohësh në Borgosesia, në fshatin Aranco.

Ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit

Alarmi u ngrit nga shoku që ishte me të. Ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje (në zonën e Molinos) dhe arritën tek vendi ku kishte ndodhur ngjarja e rëndë.

Por kur ata arritën, nuk kishte asgjë për të bërë: traumat dhe dëmtimet e pësuara gjatë rrokullisjes të frikshme ishin shumë të rënda. Në fund, 118 ndihmësit dhe mjeku nuk mundën të bënin gjë tjetër, veçse të konfirmonin se 60-vjeçari kishte vdekur. Më pas kufoma u dërgua fillimisht në Varallo, përpara se t'i jepej familjes.

Njerëz të tjerë të shpëtuar në këtë zonë, duke mbledhur kërpudha

Gjatë javës, njerëz të tjerë në kërkim të kërpudhave u shpëtuan në pyjet e Valsesias së sipërme. Dy ndërhyrje janë regjistruar të mërkurën, një për një të plagosur në Alpet Meggiana, në zonën e Piodes. Dhe pak më vonë për një person, që kishte ngecur dhe që nuk mund të dilte më nga një zonë veçanërisht e rrezikshme mbi Rassa. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB