Aktualitet

Shqiptari hedh në gjyq Qeverinë britanike

Sipas tij, iu mohua e drejta për të qëndruar në Britani për më shumë se një vit si rezultat i “politikës së fshehtë dhe të paligjshme”.

E.K
Shqiptari hedh në gjyq Qeverinë britanike
Foto ilustruese

BRITANI- Një 20-vjeçar shqiptar, identitetit i të cilit nuk është bërë me dije ka paditur në Gjykatë, Qeverinë britanike. Sipas tij, iu mohua e drejta për të qëndruar në Britani për më shumë se një vit si rezultat i “politikës së fshehtë dhe të paligjshme”. Ai pretendon se mohimi i të drejtës për ta lënë për të qëndruar i shkeli të drejtat e tij njerëzore dhe për këtë ai kërkon dëmshpërblim.

Pas kësaj, Qeveria britanike ëhstë vënë në lëvizje. Një avokat është shprehur se kemi të bëjmë me vonesë dhe jo me politika “sekrete”. Avokatët e shqiptarit, Chris Buttler KC dhe Zoe McCallum i thanë gjykatësit se ky pretendim ekspozon një keqpërdorim serioz të pushtetit nga ana e Jome Office.

Ata thanë se ekzistonte një politikë që u jepte viktimave të ‘’skllavërisë moderne’’ leje për të qëndruar në Britani, në përputhje me Konventën Evropiane Kundër Trafikimit. Dy avokatët thanë se në tetor 2021, vendimi i një gjyqtari të Gjykatës së Lartë kërkonte që Zyra e Brendshme t'u jepte viktimave të njohura të ‘’skllavërisë moderne’’ leje për të qëndruar aty ku kishin një kërkesë për azil në pritje./ZËRI

Poll

MOS HUMB