Aktualitet

'Është i SPAK, se mos i kërkoni lekë...'/ Përgjimet e policëve që merrnin ryshfet

Sot, detaje të tjera janë zbuluar nga aksioni i 16 shtatorit. Në përgjimet telefonike të Klisman Çelës, efektivi paralajëmrohet që të mos ndalojë një zyrtar të lartë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
'Është i SPAK, se mos i kërkoni lekë...'/
Foto ilustruese

TIRANË- Tre policë, dy në Vlorë dhe një në Fier u arrestuan nga AMP pasi akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Eldo Shyti e Granit Nuraj janë ndaluar në Vlorën të cilët morën 30 mijë lekë ryshfet për të mos pezulluar patentën, ndërsa në Fier Klisman Çela merrte ryfshet për të mos gjobitur drejtuesit e automjeteve. Sot, detaje të tjera janë zbuluar nga aksioni i 16 shtatorit. Në përgjimet telefonike të Klisman Çelës, efektivi paralajëmrohet që të mos ndalojë një zyrtar të lartë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Megjithatë emri i zyrtarit nuk është përmendur. 

PJESË NGA PËRGJIMET:

A: Po salla?…

B: Shiko se është kryetari i SPAK-ut ai, se mos u del ndonjë përpara i kërkon Lekë, i çon tabelën…

A: Oo s’dalim fare andej ne daku, të bëj ça të doj, të vej ku të dojë…

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit mbajtën në përgjim dhe vëzhgim efektivët nga prilli i këtij viti deri në shtator, duke i vëzhguar për çdo ditë gjatë punës së tyre në terren. Sipas "TvKlan", hetimet treguan se punonjësit kontrollonin targat e makinave në tabletën e gjobave dhe mjetet që kishin disa ndëshkime, ndaloheshin për kontroll prej tyre. E gjitha për t'u bërë presion shoferëve që t'u jepnin ryshfet shuma që varionin nga 5 deri në 10 mijë Lekë.

Edhe pse 4 efektivë u arrestuan, hetimet ende vazhdojnë edhe për kolegët e tyre./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB