Aktualitet

Shtyhet gjyqi Meta-Kryemadhi/ Ish-presidenti: Kërkoj ekspertizë të pavarur, emri im është fuqia ime!

Ndërkohë, mësohet se gjatë fjalës së tij Meta ka kërkuar rrishikim të plotë financiar dhe trajtim si te vettingu, duke deklaruar se nuk ka cenuar kurrë intersin kombëtar.

zh.ll
Shtyhet gjyqi Meta-Kryemadhi/ Ish-presidenti: Kërkoj ekspertizë
ilir meta-monika kryemadhi

TIRANË- Është shtyrë seanca në themel për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 9 korrik, ora 10:00.

Ndërkohë, mësohet se gjatë fjalës së tij Meta ka kërkuar rrishikim të plotë financiar dhe trajtim si te vettingu, duke deklaruar se nuk ka cenuar kurrë intersin kombëtar.

Meta ka theksuar se të ardhurat e tij kanë qenë gjithmonë të ligjshme dhe të dokumentuara, duke përmendur pagat si deputet, ministër dhe president, si dhe dietat gjatë udhëtimeve zyrtare.

Sipas tij, duhet të kryhet një ekspertizë individuale dhe familjare për të gjithë periudhën e jetës së tij bashkëshortore, duke u verifikuar çdo e ardhur e ligjshme e deklaruar në dokumentet shtetërore.

“Sa për dëshmitarët, deri javën tjetër do të rakordohem me avokatin për t’i ndarë sipas episodeve. Gabimet e bëra në llogaritjen e pasurive nuk është rastësi. Ekspertiza financiare ime nuk është rastësi. Fakti që unë kam bërë kallëzim për rrëmbimin tim dhe ende sot nuk jam pyetur, kjo nuk është rastësi. Kërkoj që metodologjia që është përdorur për prokurorët, të bëhet edhe për mua. Unë kam qenë deputet, në rrogat më të larta të shtetit që 22 vjeç.

Unë kam qenë ministër i jashtëm. Kam qenë të paktën 300 ditë jashtë shtetit, kam marrë shumë dieta.

Mora një përgjigje: Nuk janë llogaritur dietat, se dietat i merr për t’i shpenzuar. Është absurde t’i thuash një ministri të jashtëm, që e presin me shoqërues, me dreka darka zyrtare, që i ke shpenzuar.

Është absurde kur ti del jashtë vendit si president, ku sapo zbret, të pret Secret Service dhe gjithçka tjetër është e paguar, të pretendosh se duhet të shkosh në dyqan t’i shpenzosh.

Kërkoj një ekspertizë të pavarur, duke përdorur metodologjinë e përdorur për prokurorët e gjyqtarët nga vettingu.

Jam Ilir Meta. Emri im është fuqia ime. Nuk kam cenuar kurrë interes kombëtar, publik apo personal të dikujt. Unë kam njohur vetëm rrogën e shtetit. Edhe rrogën e kam depozituar në shtëpi.

Kërkoj ekspertizë individuale dhe si familjar për periudhën që kam qenë bashkëshort. Të shihet çdo e ardhur e ligjshme që kam pasur, e që rezulton në dokumentet e shtetit”, u shpreh Meta./ZËRI

Poll

MOS HUMB