Aktualitet

Si parashikohet moti për javën e ardhshme?

Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.

E.K
Si parashikohet moti për javën e ardhshme?
Foto ilustruese

TIRANË- Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse me masa ajrore të ftohta. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira kalimtare.

Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.

Si parashikohet moti për javën e ardhshme?
Parashikimi i motit

Për ditën e Premte moti parashikohet përsëri i qëndrueshëm kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat në orët e vona të mbrëmjes vijnë përsëri në dendësim./ZËRI

Poll

MOS HUMB