Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 29 vatra të regjistruara në 24 orët e fundit, përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes

Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e vendit, janë raportuar 29 vatra zjarri.

I.F
Situata e zjarreve në vend/ 29 vatra të regjistruara në 24
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Në vendin tonë ditët e fundit janë ndezur disa vatra zjarri të ndikuara nga temperaturat e larta. Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e vendit, janë raportuar 29 vatra zjarri. Deri tani janë shuar 23 vatra zjarri nga forcat operacionale që ndodhen në terren, ndërsa 6 të tjera janë ende aktive.

Flakët që kanë pushtuar fushën e mbetjeve në Vlorë nuk janë shuar ende, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në terren duke punuar për shuarjen e zjarrit.

Vatrat e zjarrit në fshatin Malecaj dhe Torovicë të bashkisë Lezhë, vijojnë me intesitet të ulët dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Po ashtu është shmangur tërësisht rreziku për banesat nga vatra e zjarrit në malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë, i cili pasditen e djeshme mori përmasa të menjëhershme për shkak të erës së fortë.

Gjithashtu, po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Peraj, bashkia Has i cili si pasojë e erës së fortë ka kaluar nga territori i bashkisë Tropojë si dhe në fshatin Rrjoll, të bashkisë Shkodër, zjarr i cili vijon me intesitet të ulët. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB