Aktualitet

S'ka më lekë dhe mik! Kodi i ri Penal: Një vonesë tek kolaudimi i makinës mund t’ju burgosë për 2 vjet

Në Kodin e ri Penal janë parashikuar disa dënime penale për shkelje që më parë trajtoheshin administrativisht, duke sjellë një përqendrim të tepruar tek masa “burg”. 

zh.ll
S'ka më lekë dhe mik! Kodi i ri Penal: Një vonesë tek
Foto ilustruese

TIRANË- Kodi i ri Penal,ku janë parashikuar një sërë ndryshimesh ligjore, i cili ka ngjallur reagime të shpejta dhe të shumta, do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi publik. Drafti i ri pritet të kalojë për miratim në Kuven në sesionin e ri parlamentar që nis në shtator, teksa deri më tani ka pasur kundërshtime nga opozita, juristë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Në Kodin e ri Penal janë parashikuar disa dënime penale për shkelje që më parë trajtoheshin administrativisht, duke sjellë një përqendrim të tepruar tek masa “burg”. 

Shqetësimi kryesor është ngritur në lidhje me një nga rastet më të përfolura, neni 424. Ky nen përcakton se moskryerja e kontrollit teknik të mjetit (kolaudimit), apo kryerja e tij në kundërshtim me ligjin, kur krijon rrezik për jetën e qytetarëve ose ndotje mjedisore, konsiderohet vepër penale dhe dënohet me gjobë ose deri në dy vite burgim. Masa të rënda burgimi parashikohen për këdo që nuk çon makinën në kolaudim brenda afatit përkatës, apo që siguron një ertifikatë teknike që nuk është në përputhje me normat ligjore.

Juristë të shumtë kanë reaguar duke kundërshtar nenin, pasi ky formulim i ri rrezikon të rëndojë sistemin penal me raste që mund të trajtoheshin me gjoba apo paralajmërime. Sipas juristëve, formulimi i ri i ligjit nuk arrin të bëjë dallimin mes shkeljeve të rënda dhe të lehta./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB