
TIRANË-Leonard Hide, kryebashkiaku socialist i Libohovës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Hide akuzohet se lejoi kultivimin e kanabisit kundrejt fitimit gjatë kohës që ishte shef i Krimeve në komisariatin e Gjirokastrës. Në dosjen e SPAK zbulohen zonat ku ishte kultivuar kanabisi. Po ashtu janë zbardhur edhe emrat e strukturës së komisariatit të Gjirokastrës që kanë bashkëpunuar me Leonard Hiden, mes tyre dhe ish-shefi i komisariatit në Gjirokastër, Besnik Lila i cili u pezullua nga detyra në 2021 për asgjësimin e rreth mijëra bimëve narkotike që u bënë nga efektivë të Tiranës në rrethin Gjirokastër.
"Në analizë të episodeve rezulton evidente se strukturat e policisë të Komisariatit Gjirokastër të drejtuara nga shtetasi Besnik Lila kanë shkelur në mënyrë flagrante nenin 17 pika 1 g. "c" të Ligjit Nr. 108/2014 "Për policinë e shtetit” në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike zonat Panjë, Zhulat dhe Lugu i gjatë, Kolonjë. Konkretisht Shefi i Komisariatit Besnik Lila në detyrat e tij kontrolluese në asnjë episod nuk ka urdhëruar strukturat e tij për rikontrolle në zonat ku janë gjetur terren me gropa të hapura, si në episodin e dt. 02.06.2021, apo terren me bimë cannabis sativa, si në episodet e dt. 02.09.2021 dhe 10.09.2021. Shefi i Komisariatit Besnik Lila ka krijuar një bërthamë individësh në çdo kontroll të përbërë nga H. Musaraj, M. Dine, E. Late dhe G. Nelaj të cilët duke njohur terrenin kanë mënjanuar kontrollet e grupeve nga vendet ku kishte risk të lartë kultivimi (pas evidentimit te kultivimit apo gropave),'-thuhet në dosjen e siguruar nga Report.tv.
Më tej në dosje thuhet se Besnik Lila në bashkëpunim me Leonard Hide, Hajdin Musaraj, Edmond Late, Marenglen Dine dhe Geraldo Nelaj kanë favorizuar persona të pa identifikuar ne kultivimin e bimëve narkotike.
'Për më tepër në raste flagrante si ato të dt. 02.09.2021-24.09.2021 ku terrenet kanë qënë vetëm 300 metra larg njëri-tjetrit Hajdin Musaraj, Edmond Late apo Geraldo Nelaj nuk kanë hapur dosje gjurmimi apo nuk kanë verifikuar terrenin në thellësi apo të marrin informacione operative për zonën. Më flagrante është zona e Panjës, Zhulat ku nga i njëjti pozicion që është ngritur droni në kontrollet e dt. 02.06.2021 e 10.09.2021 nga agjenti i krimeve Edmond Late është ngritur edhe në dt. 22.09.2021 nga oficeri Klodian Elmazi i cili ka gjetur 2 terrenet me sipërfaqe të konsiderueshme,"-thuhet në dosjen hetimore nga SPAK.
ZONAT KU U KULTIVUA KANABIS
Në 2 qershor 2021, droni konstatoi gropat e hapura për kanabis por askush nuk bëri kontroll
Urdhri ishte për kontrollin në zonën e Panjës, fshati Zhulat.
"Në të vërtet nga ana e Komisariatit të Policisë Gjirokastër nuk është kryer asnjë veprim në vijimësi. Vetë oficeri i krimeve të zonës Hajdin Musaraj dhe agjenti Marenglen Dine nuk kanë çelur asnjë dosje gjurmimi dhe as kanë kryer veprime procedurale referimi ne prokurori për rastin. Shefi i Komisariatit Besnik Lila dhe Shefi i Krimeve Leonard Hide nuk kanë ndjekur në vijimësi rastin dhe as nuk është ushtruar kontroll në terren me këmbë për të verifikuar nëse terreni ka qënë me gropa të hapura rishtazi apo me gropa të vjetra. Në të njëjtën kohë specialisti Geraldo Nelaj ka qënë në zonën ku nuk është kompetencë e tij por e spz Indrit Duro i cili është mënjanuar nga kontrolli i territorit së bashku me përgjegjësin e grupit Julian Qibini,"-thuhet në dosje.
Në 2 shtator 2021, tek 'Barimi i Qafave' ne Kolonje u gjeten 40 bime kanabis, por s'u be krehja e zones
'Shefi i Komisariatit Besnik Lila dhe Shefi i Krimeve Leonard Hide nuk kanë ndjekur në vijimësi rastin dhe as kane kerkuar rikontroll në ditët në vijim të zonës përreth. Referuar Urdhrit te DPPSH Nr. 484, dt. 16.05.2018 "Per parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarise kriminale te kultivimit te bimeve narkotike" pika 3.3 gjate kontrollit te territorit kur konstatohen bime narkotike te kultivuara nder te tjera duhet te kryhet kontrolli i territorit ne nje rreze prej 1 km si dhe duhet te identifikohet poseduesi i parceles se kultivuar. Referuar pikave 3.5 dhe 3.7 te urdhrit te mesiperm raporti i kontrollit i dorezohet Shefit te Komisariatit dhe atij te Krimeve per tu administruar. Veprimet e kerkuara nga pika 3.3 e urdhrit te mesiperm nuk jane kryer as nga grupi kontrollit ne terren dhe as jane kerkuar ne vijimesi nga zinxhiri komandues i Komisariatit (Shef Komisariati dhe Shef Krimesh) pasi jane vendosur ne dijeni” thuhet në dosjen e SPAK.
Në 10 shtatorit 202, në fshatin Panje te Zhulatit rritet kanabisi por serish asnje kontroll
"Shefi i Komisariatit Besnik Lila dhe Shefi i Krimeve Leonard Hide nuk kanë ndjekur në vijimësi rastin dhe as kane kerkuar rikontroll në ditët në vijim të zonës përreth. Referuar Urdhrit te DPPSH Nr. 484, dt. 16.05.2018 "Per parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarise kriminale te kultivimit te bimeve narkotike" pika 3.3 gjate kontrollit te territorit kur konstatohen bime narkotike te kultivuara nder te tjera duhet te kryhet kontrolli i territorit ne nje rreze prej 1 km si dhe duhet te identifikohet poseduesi i parceles se kultivuar. Referuar pikave 3.5 dhe 3.7 te urdhrit te mesiperm raporti i kontrollit i dorezohet Shefit te Komisariatit dhe atij te Krimeve per tu administruar,-thuhet në dosje.
SPAK kërkoi dy javë kohë të vendosë nëse do ta mbaje ose jo çështjen ndaj tij për faktin se dyshimet për vepër penale janë para se të behej kryetar bashkie. Ishte gjykata e Gjirokastrës që shpalli mos kompetencën dhe solli dosjen në GJKKO për Hiden. Vetë Hide u shpreh se kur ka kandiduar për postin e kryetarit të bashkisë, nuk ka qenë në dije të hetimit që po zhvillohej ndaj tij. Madje ai ka thënë se nëse do të jetë e nevojshme, do të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, në mënyrë që të përballet me drejtësinë./ZËRI