
TIRANË- Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Gentjan Bejtjas. Ilir Beqaraj është kushëriri i Ylli Brahimit, të njohur ndryshe si miku i Ervis Martinajt. Beqaraj mendohet se është një nga personat që ka marrë pjesë në ekzekutim ndërsa Edison Haxhiu, akuzohet se u ka vënë në përdorim autorëve mjetin tip ‘Golf’ me të cilin janë larguar nga Fushë Kruja. Autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushk-Thumanë. Autorët dyshohen të kenë qenë katër. Një tjetër që dyshohet të jetë përfshirë është edhe Eljon Hato, ndërsa tjetrit nuk i është zbuluar ende identiteti.
-
Hoxha: Gentjan Bejtja kërkohej të eleminohej me çdo kusht
19 Mars, 19:14 -
-