Aktualitet

'Sky ECC' godet në Gjermani! Shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-bullgare, mesazhet i nxjerrin zbuluar

Banda përdorte automjete të modifikuara me mjeshtëri me ndarje të fshehura për të transportuar sasi të mëdha droge.

F.I
'Sky ECC' godet në Gjermani! Shkatërrohet banda e
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI-Një rrjet i madh ndërkombëtar i trafikut të drogës është shkatërruar pas zbulimit të komunikimeve të koduara. Mediat vendase raportojnë se nëntë anëtarë e një grupi shqiptaro-bullgar, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur përballen me dënime me burg deri në nëntë vjet.

Banda përdorte automjete të modifikuara me mjeshtëri me ndarje të fshehura për të transportuar sasi të mëdha droge. Këto automjete kishin të montuar gjurmues GPS, një tregues i profesionalizmit dhe gatishmërisë së tyre për të shmangur zbulimin.

Zbulimi erdhi pasi sistemi i komunikimit SKY ECC u hakua në pranverën e vitit 2021. Kjo çoi në identifikimin e gjashtë PIN-eve të përdoruesve, të cilët komunikonin shpesh në lidhje me logjistikën e transportit të drogës. Edhe pse nuk u bë identifikim i drejtpërdrejtë, komunikimet tregonin për disa apartamente të marra me qira përmes të njëjtës kompani qiraje në rajonet Zaventem, Sint-Stevens-Woluwe, Diegem dhe Meise./ZËRI

Poll

MOS HUMB