Aktualitet

Sot, dita e 75-të e protestës! Qytetarët marshojnë nëpër rrugët e Tiranës

Pasi qytetarët u grumbulluan në sheshin "Skëndërbej", nisën marshimin e tyre duke përshkuar bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në drejtim të Kryeministrisë.

M.K.
Sot, dita e 75-të e protestës! Qytetarët marshojnë
foto nga protesta

TIRANË- Pasditja e kësaj të enjteje numëroj ditën e 75-të të protestës qytetare, e cila mbahet prej datës 31 maj, pas icidenteve të ndodhura në Zvërnec.

Pasi qytetarët u grumbulluan në sheshin "Skëndërbej", nisën marshimin e tyre duke përshkuar bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në drejtim të Kryeministrisë.

Natën e sotme, ashtu edhe si në netët e shkuara të protestës u mbajtën fjalime nga qytetarë të ndryshëm. Të cilët jan bërë bashkë më një qëllim të përbashkët.

Protesta e 75-të natën e sotme po mbyllet me marshimin e qytetarëve në rrugët e kryeqytetit.

Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB