Aktualitet

Fier/Flakët përfshijnë masivin me pisha, zjarrfikëset nisen drejt vendngjarjes

Zjarri është aktivizuar në zonën e pyllëzuar, ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë nisur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur izolimin e flakëve.

M.K.
Fier/Flakët përfshijnë masivin me pisha, zjarrfikëset nisen
zjarr ne peshtan te fierit

FIER- Një tjetër vatër zjarri është regjistruar pastiten e sotme në fshatin Peshtan të Fierit, ku flakë e zjarrit përfshijnë masivin pyjor me pisha.
Zjarri është aktivizuar në zonën e pyllëzuar, ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë nisur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur izolimin e flakëve.
Ende nuk raportohet sipërfaqja e përfshirë nga flakët apo shkaku i rënies së zjarrit. Aktualisht shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës./ZËRI

Poll

MOS HUMB